Khedira: Futbolli gjerman po shkëlqen
Madrid, 2 prill - Për herë të parë që nga viti 2002 janë dy skuadra gjermane në cerekfinalet e Champions League, dhe sipas mesfushorit të Real Madrid, sami Khedira ky është fryt i punës së bërë.
25 vjecari që do të jetë i impenjuar me Realin në sfidën ndaj Gallatasarayt shfaq interes edhe për ecurinë e dy skuadrave të Bundesligës, Bayern Mynih dhe Borusia Dortmund, që do të përballen respektivisht me Juventus dhe Malaga. Ish futbollisti i Shtutgartit mendon se kjo arritje nuk është një koecidencë.
Kjo nuk është koecidencë ose fat. Shalke për pak arriti të kualifikohet në cerekfinale, por ishin me më pak eksperiencë sesa gallatasaray. Bayern dhe borusia janë shumë të forta, jo vetëm sezonin e kaluar por edhe këtë sezon, dhe po dhurojnë një futboll të mirë në nivel evropian.
Kjo vjen si rezultat i rritjes së futbollit gjerman. Akademia dhe ligat po dhurojnë një edukim të mirë në futboll. Gjermania ka qënë mënjanë prej shumë vitesh, por vitet e fundit ata janë përpjekur të ndërtojnë shumë gjëra. Dhe kjo punë po korr frytet e veta, jo vetëm me nxjerrjen e futbolistëve të mëdhenj por edhe me taktikën dhe disiplinën. Dhe në fund të gjitha këto dhurojnë skuadra të mëdha.
Suksesi i skuadrave gjermane këtë sezon në Champions league ka rritur shpresat edhe për një finale e tëra gjermane, pasi të dyja skuadrat në fazën cerekfinale kanë kundërshtar të cilët shihen si jo favoritë.