KFOR fillon ndërtimin e një fushe futbolli në Runik
Prishtinë, 20 korrik - KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) realizoi një projekt humanitar me qëllim të promovimit të krijimit të objekteve të trajnimit në mbështetje të një ekipi shumë-etnik të futbollit në Runik të Komunës së Skënderajt.
Kryetar i OJQ-së UJQ kërkoi përkrahjen e KFOR-it dhe të komunës së Skenderajt dhe për më tepër gjetën donacione nga Zvicra për të arritur qëllimin.
Projekti do të përfundojë në tri faza dhe është i drejtuar për të ndërtuar një fushë futbolli në terren artificial.
Faza e parë filloi sot me gërmimin dhe nivelimin e tokës. Detashmenti i Përbashkët Rajonal i KFOR-it- Qendër do të përcjellë dhe koordinojë punimet deri në fazën e fundit.
Donacionet e CIMIC-ut janë pjesë e iniciativave të kryera nga KFOR-i në favor të popullatës vendase të të gjitha etnive, në mënyrë të paanshme dhe me respektin më të thellë për kulturat e ndryshme dhe besimet fetare.