KF Drita kthen sytë edhe nga akademia
Gjilan, 24 shkurt - Klubi Futbollistik Drita nga Gjilani, po vazhdon të shënoi proges të gjithanshëm. Ku gjatë këtij viti ky klub besojnë se do të korrin suksese më të mira.
Nënkryetari i Bordit të KF Drita, Besim Ismaili, tregon se së shpejti do të zhvillojnë bisedime me ekipe nga rajoni për bashkëpunim ndërmjet klubeve që të shkëmbejmë përvojat, materialet e punës etjera.
Sipas tij rëndësia e këtyre takimeve do të jetë që të ketë mundësi që të deprëtojnë përmes klubeve bashkëpunuese edhe jashtë shtetit. Kjo do të bëhet në raste kur të ketë ndonjë agjent futbolli në Shqipëri, Maqedoni, Malë të Zi e gjetiu.
Ne do ti dërgojmë produktet e KF Drita, pikërisht në klube bashkëpunuese dhe të prezentohen nën ombrellën e tyre. Ne jemi të interesuar që të prodhojmë lojtarë cilësor jo vetëm për KF Dritën, por edhe për tregun kosovar, atë të rajonit, Evropës dhe më gjerë, tha Besim Ismaili.
Sipas nënkryetarit të Bordit të KF Drita, kjo do të jetë e mundur dhe e realizueshme me rifreskimin e udhëheqësisë së Akademisë me shumë emra të njohur të cilët kanë dhënë shumë nëpër dekada për sportin kosovar e më gjerë.
Ai përmend ish- lojtarë që tashmë janë trajnerë të spikatur, fleksibil si Beqir Beqiri, koordinator, kurse trajnerë janë Rabit Matoshi, Shefket Sermaxhaj, Skender dhe Naser Bunjaku.
Këta emra sipas tij do ta shëndrrojnë Akademinë e KF Drita në industri dhe të bëhen lider. Ismaili tregon se edhe në kryesi ka njerëz merirtor si Ismajl Rashiti ish futbollist me emer, Blerim Azizi, Fisnik Isufi, Adnan Osmani e tjerë.
Nënkryetari nuk harron të falënderon edhe mbështetësit, e ndër ta të ndjerin Selami Osmanin, të palodhshëmin në të gjitha aspektet Saqip Shalën, pastaj edhe Sedat Pajazitin që në momentet më të vështira u kanë dalur në ndihmë sportit dhe vazhdojnë ti ndihmojë.
Por falënderojnë edhe kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa për ndihmën që ka dhënë dhe po e vazhdon.
Besojmë që me angazhim të përbashk do të tregojmë rezultate të kënaqshme edhe në Supe ligë dhe të festojmë me grupin e tifozëve të KF Drita Intlektualët tonë të zemrës dhe qe janë më të organizuarit në rajon dhe që e kanë dëshmuar me vite. Tifozët kemi lojtarin e dymbëdhjetë që na mbështesin fuqishëm gjatë lojrave, tha Besim Ismaili, nënkryetar I Bordit të KF Drita.