Kërkiç shprehet kundër Guardiolës

Romë, 12 tetor - Pep Guardiola ka qenë epiqendër e akuzave të sulmuesit Bojan Krkic, i cili gjatë verës që shkoi është huazuar nga Barcelonë në Romë.
Sulmuesi me prejardhje serbe insiston se nuk do të kthehet te klubi katalunas, derisa aty të jetë trajner Guardiola.
Nëse jam larguar, është vetëm për fajin e trajnerit. Mundohesha ta jepja 100 përqindëshin në stërvitje, ndërsa ai kurrë nuk më kishte në konsideratë. Derisa Guardiola të jetë në Barcelonë, unë nuk do të kthehem në Camp Nou, deklaroi Krkic për televizionin spanjoll TV3.