Kelmendi e Gjakova janë krenaria e Kosovës dhe model që duhet ndjekur
Prishtinë, 22 prill - Grupi i Grave Deputete-GGD, përgëzon xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë dhe Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së bronztë.
Xhudistet: Kelmendi e Gjakova janë krenaria e Kosovës, model që duhet ndjekur nga të rejat dhe të rinjtë se si me punë dhe përkushtim arrihen suksese që i ka lakmi bota.
GGD i dëshiron suksese të mëtejme xhudistëve dhe uron që ato ti sjellin Kosovës edhe medalje olimpike.
Urime, Majlinda Kelmendi, medalja e artë!
Urime, Nora Gjakova, medalja e bronztë!
Urime dhe respekt për trajnerin, Driton Kuka!, thuhet në urimin e Grupit të Grave Deputete, të nënshkruar nga kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra.