Keita voton Xavin për Topin e Artë
Barcelonë, 27 shtator - Ish mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita ndërsa vlerëson Xavin për aftësitë e tij në fushë, shprehet se Topin e Artë duhet ta fitojë pikërisht ai.
Keita i cili u largua nga katalanasit për të shkuar te Dalian Aerbin mendon se Xavi Hernandez ka një karrierë impresionuese dhe duhet të shpërblehet për performancat e tij.
\"Xavi është një lojtar i jashtëzakonshëm i cili ka luajtur në nivelet më të larta për vite me radhë. Me të gjithë titujt që ka fituar, ai meriton Topin e Artë për mendimin tim.
Gjithsesi asgjë nuk do të ndryshonte në karrierën e Xavit, edhe nëse nuk e merr këtë çmim\", u shpreh Keita për \"La Xarxa\".