KB Rahoveci dhe Valentin Spaqi nuk e vazhdojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 8 korrik - Klubi Basketbollit Rahoveci ka bërë të ditur se nuk është arritur marrveshje mes klubit dhe trajnerit Valetin Spaqi, për vazhdimin e bashkëpunimit.
Te dyja palët pas diskutimeve janë pajtuar që të mos vazhdojnë kontratën e bashkëpunimit. Kryesia e KB Rahoveci, falënderon trajnerin Valetin Spaqi për gjithë punën e tij që ka bërë me klubin e që ka rezultuar edhe më hyrjen në histori, inkuadrimi në Superligë.
Roli i trajnerit Spaqi dhe emri i tij në klubin tonë por edhe nga tërë Komuna e Rahovecit do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë.
Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci i dëshiron suksese të mëtutjeshme ku do që Valentin Spaqi, vazhdon karrierën e trajnerit në basketboll.
Ndërkohë kryesia e klubit në mbledhjen e fundit ka analizuar edhe shqetësimet e shprehura nga lojtari i 6-të që janë tifozët konkretisht Vreshtarët, të cilët për asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën vetëm dhe kanë një rol të rëndësishëm në këtë sukses historik të klubit tonë.
Kryesia e KB Rahoveci dëshiron të siguroi Vreshtarët dhe gjithë fansat që përkrahin klubin se gjendja në skuadër është jashtëzakonisht e mirë derisa përgatitjet për sezonin e ri në Superligë kanë filluar që një kohë të gjatë.
KB Rahoveci pret dhe kërkon nga gjithë fansat që të vazhdojnë të përkrahin klubin në elitën e skuadrave më të mira kosovare, pasi fansat i konsideron si faktorin kyç drejtë sukseseve të ardhshme.
Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci është në bisedime me trajnerin e ri i cili do të zyrtarizohet brenda disa ditësh dhe do të marrë drejtimin e skuadrës për përgatitjet për Superligë. Në të njëjtën kohë kryesia është e angazhuar që në skuadër të sjell përforcime të reja të nevojshme në mënyrë që të garojmë në nivelet e klubeve elitare në Kosovë.
Në fund Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci, falënderon të gjithë për përkrahjen dhe njëkohësisht kërkon që ky angazhim dhe përkrahje ndaj skuadrës së zemrës të vazhdojë edhe më tutje. Historinë e kemi shkruar së bashku dhe do të vazhdojmë ta shkruajmë së bashku.