KB, lista përfundimtare e Anglisë
Londër, 2 qershor - Theo Walcott nuk ka arritur të futet në listën përfundimtare prej 23 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Anglinë në Kampionatin Botëror 2010, ndërsa Gareth Barry dhe Joe Cole kanë siguruar vendet e tyre në formacionin e Fabio Capellos.
Mospërfshirja e Walcottit në përfaqësuese është shokuese, për arsye se anësori i Arsenalit ishte pjesë integrale e kombëtares angleze gjatë kualifikimeve të Botërorit. Jashtë listës përfundimtare janë lënë edhe Darren Bent, Lighton Baines, Michael Dawson, Tom Huddlestone, Scott Parker dhe Adam Johnson.
Mesfushori i Manchester Cityt, Gareth Barry, është shprehur i gatshëm të luajë në Botëror, por ai nuk pritet të paraqitet, së paku jo në fazën grupore.
Lojtarët që do ta përfaqësojnë Anglinë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010:
Portierët: Joe Hart, David James, Robert Green
Mbrojtësit: Jamie Carragher, Ashley Cole, Rio Ferdinand, Glen Johnson, Ledley King, John Terry, Matthew Upson, Stephen Warnock
Mesfushorët: Gareth Barry, Michael Carrick, Joe Cole, Steven Gerrard, Frank Lampard, Aaron Lennon, James Milner, Shaun Wright-Phillips
Sulmuesit: Peter Crouch, Jermain Defoe, Emile Heskey, Wayne Rooney