Katari ofron 20 milionë euro për Guardiolën
Katar, 7 shkurt - Katari vazhdon të insistojë për të marrë shërbimet e trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.
Burime nga Italia thonë se Guardiolës i është ofruar kontratë 20 milionë euro në vit për t`u larguar nga Barcelona në fund të sezonit dhe për të marrë nën drejtim kombëtaren e Katarit, vend i cili do të jetë vendi organizator i Kupës Botërore në vitin 2022.
Marrëveshja aktuale e Guardiolës me Barcën skadon në fund të sezonit, dhe spanjolli është mirë i njohur për autoritet e futbollit në Katar, pasi ka luajtur për klubin lokal Al Ahli në ditët e fundit të karrierës së tij si futbollist.