Karabaxhaku dhe Hashani kampion të kampionatit individual për U21
Në gjysmëfinalen e parë të femrave u takuan Lenë Osmani dhe Alma Mehmeti ku pas tre setave arriti ta fitoj ndeshjen Lena. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Shega Hashani dhe Bjondina Hasani ku Shega nuk lejoi befasi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat bindës 3-0.
Në finale fillimisht në dy setat e parë ndeshja ishte e barazpeshuar ku të dy lojtaret treguan kualitetin e tyre dhe e fituan nga një set, pastaj Lena ishte shumë afër fitorës duke qenë në epërsi 2-1 por në fund të setit të katërt Shega arriti ta përmbys rezultatin duke e fituar setin e pastaj në setin e radhës edhe ndjeshjen me rezultat final 3 me 2 duke u shpallur kështu kampione në kategorinë e femrave.
Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku ku Fatih dukej më i disponuar për lojë dhe arriti ta mposhtë Kreshnikun me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën Blend Hajdari dhe Aulon Bivolaku ku Blendi fitoi me rezultat 3-0 edhe pse pati rezistencë nga Auloni.
Në finale Fatih Karabaxhaku e tregoi superioritetin e tij duke e mposhtur 3 me 0 Blend Hajdarin për tu shpallur kampion i këtij kampionati.
Fituesit (F):
1. Shega Hashani
2. Lene Osmani
3. Alma Mehmeti
3. Bjondina Hasani
Fituesit (M):
1. Fatih Karabaxhaku
2. Blend Hajdari
3. Aulon Bivolaku
3. Kreshnik Mahmuti