Kapelo mohon zërat: Nuk do shkoj tek Inter
Londër, 1 qershor - Trajneri i kombëtares se Anglise, Fabio Kapelo ka përgenjështuar të gjithë zërat që e shohin atë të Interi pas përfundimit të Botërorit 2010.
Pas largimit të Jose Mourinho, presidenti i klubit zikalter Masimo Morati është në kërkim të një tjetër emri të madh të bankinave dhe sipas mediave italiane Kapelo është në krye të listes.
Madje, ditet e fundit është folur se palet kanë arritur një marrëveshje paraprake. Por të gjitha këto janë hedhur poshtë nga tekniku italian, i cili përpara gazetareve është shprehur se nuk ka patur asnjë kontakt me kampionet e Evropes.
Ju kam thënë që nuk kam folur me asnjë nga drejtuesit e Interit. Edhe unë si ju kam lexuar disa gjëra nëpër gazeta, por nuk di asgjë për këtë, ka bërë te ditur Fabio Kapelo pasi skuadra e tij fitoi miqësoren me Japonine.
Ndërkohë Federata Angleze e Futbollit nëpërmjet drejtorit per komunikimet Adrian është shprehur se Fabio Kapelos do ti kërkohet zbatimi i kontrates, e cila skadon në vitin 2012.
\"Ne do të flasim me fabio Kapelon, por duke filluar nga presidenti i federates Lordi Triesman presim që Kapelo të qendrojë edhe pas skadimit te kontrates. Ky vazhdon të jetë qëndrimi jone, ka thënë Bevington.