Kandreva tek Interi për 30 milionë euro

Milano, 21 mars - Antonio Kandreva do të largohet nga Interi në fund të sezonit për tiu bashkuar skuadrës së Interit.
Sipas uebsajtit FcInterNews.it, lojtari akoma nuk e ka konfirmuar arritjen e ndonjë marrëveshjeje me zikaltërit, por shanset që ai të jetë pjesë e ekipit të Mançinit janë të mëdha.
Lacio kërkon 30 milionë euro për 29-vjeçarin, megjithatë Interi do të kërkojë ta uli shifrën në fjalë.
Në marrëveshje për transferimin e Kandrevës mund të përfshihet Andrea Ranokia, që është huazuar aktualisht te Sampdoria.