Kala fituese e medaljes së artë në vrapim me ski tek femrat
Vankuver, 17 shkurt - Dita e tretë në Lojërat Olimpike në Vankuver ka kaluar në shenjë të dy medaljeve të arta të fituara nga Zvicra dhe nga një medalje të artë për SHBA-në, Republikën e Koresë dhe Suedinë.
Zvicerani Didier Defago ka fituar medaljen e artë në garën e lëshimit me ski në Vankuver. Kjo është medalja e parë e artë për Zvicrën pas 22viteve të tëra kur kishte fituar Pirmin Zurbriggen.
Në vendin e dytë në këtë disiplinë u ndal norvegjezi Aksel Lund Svindal ndërkohë vendi i tretë i takoi amerikanit Bode Miler. Medaljen tjetër të artë për Zvicrën në ditën e tretë e fitoi Dario Kolonja në disiplinën vrapim me ski, stil i lirë në 15 km, duke lënë pas italianin Pietro Piler Kotrer dhe çekun Lukash Bauer. Nga gjithsej 95 skiatorë në këtë disiplinë, garuesi nga Maqedonia Darko Damjanovski u rendit në pozitën e 85-të.
Medaljen e parë të artë për Suedinë në këtë Olimpiadë e fitoi skiatorja Sharllot Kala në disiplinën vrapim me ski, stil i lirë në 10 kilometra. Kala këtë garë e përfundoi me kohën prej 24 minutave, 58 sekondave e 4 të qindtat duke lënë pas saj estonezen, Kristina Shmigun - Vaehi si dhe norvegjezen Marit Bjorgen.
Rosana Kiroska e cila në këtë disiplinë përfaqësonte Maqedoninë nga gjithsej 78 garuese u ndal në pozitën e 77-të. Për medaljen e dytë të Republikës së Koresë në Olimpiadën e Vankuverit u përkujdes Mo Tae-bum në rrëshqitjen e shpejtë me patina në 500 metra.
Kjo ditë për Mo Tae- bum ishte e veçantë pasi në këtë ditë ai festoi ditëlindjen e tij të 21-të. Me medalje të argjendtë u stolis japonezi Kejshiro Nagashima, ndërsa medalja e bronztë i takoi bashkëpatriotit të Mo, Xhoxhi Kato.
Për medaljen e dytë të SHBA-ve, në Vankuver u përkujdes Set Ueskot që doli fitues në disiplinën snoubord. Në vendin e dytë në këtë disiplinë u ndal përfaqësuesi i Kanadasë, Majk Robertson, ndërsa pozita e tretë i takoi francezit Toni Ramoen.
Në ditën e tretë të Olimpiadës u zhvilluan edhe dy ndeshje në hokej mbi akull në konkurrencën e femrave. Kanadaja bindshëm mposhti Zvicrën 10:1, ndërsa Suedia me rezultatin 6:2 mundi Sllovakinë.
Pas ditës së tretë në renditjen e medaljeve kryeson Zvicra me 3 medalje të arta, SHBA-të gjenden ne pozitën e dytë me gjithsej 8 medalje, dy të arta, dy të argjendta dhe katër të bronzit, ndërsa në pozitën e tretë me gjithsej tre medalje prej të cilave 2 të arta dhe një të argjendtë gjendet Republika e Koresë.
Franca me dy medalje të artë dhe dy të bronzit renditet në pozitën e katërt, derisa Gjermania me gjithsej 5 medalje, prej të cilëve 1 të artë, 3 të argjendta dhe një të bronzit mban pozitën e pestë.
Ndersa çifiti gjerman në patinazh Aljona Savshenko dhe Robin Szolkowy fituan medalien e bronztë në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Kanada.
Medalia e artë u fitua nga çifti kinez Shen Xue dhe Zhao Hongbo ndërkohë që edhe medalia e argjentë sivjet shkon në Republikën Popullore të Kinës e siguruar nga çifiti Pang Qing dhe Tong Jian.
Zviceriani Didier Defago fitoi garën për meshkuj në zbritje të lirë me ski. Në cak ai arriti para norvegjezit Aksel Lund Svindal. Vendi i tretë i takoi amerikanit Bode Miller.