Kaka: Të Reali deri në sezonin që vjen
Madrid, 15 tetor - Braziliani deklaron se nuk do të lëvizë nga Madridi në merkaton e dimrit: E ardhmja? E di vetëm Zoti
E vetmja gjë që mund tiu them me siguri është që do të qëndroj tek Real Madridi deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Rikardo Kakà, në qendër të zërave të shumtë të merkatos, që e kanë shoqëruar te Milani, Interi e Çelsi, përpiqet të mbyllë dyert e një transferimi të mundshëm dhe betohet, në mënyrën e tij, për dashuri të përkohshme për merengasit.
Fjalë instiktive, sepse situata e brazilianit është në evoluim: E ardhmja? E di vetëm Zoti. Këto ditë më janë atribuar shumë deklarata, që nuk janë të vërteta, - sqaron braziliani. - Në këto momente, objektivi im i vetëm është vetëm të riaftësohem nga dëmtimi.
Asgjë e re pra, sepse Kakà spanjolli është shumë i ngjashëm me Kakà milanistin dhe nuk flet, nuk thotë asnjëherë ndonjë fjalë jashtë logjikës dhe deri në fund, shmang bërjen e llogarive me jetën e tij futbollistike.
Braziliani, nëse do të thuhej kështu është në duart e Zotit, që është i vetmi, i cili e di çdo të ndodhë më pas. Një e ardhme që me sa duket, për Rikardinjon do të vendoset në qershor 2011-të.
Vetëm atëherë thotë Kakà se çdo të bëjë. Ndoshta, por ndërkohë për të ka vendosur Hoze Mourinjo, që në të vërtet i ka zgjedhur dhe rolin: qëndrim në stol dhe pa shumë luks.
Në Realin e sotëm dhe të nesërm, vendin e Kakàsë e ka zënë Ozili dhe duke përjashtuar ndonjë surprizë, ai vend do ti takojë vetëm gjermanit me origjinë turke.
Kjo, pavarësisht nga frazat rrethanore, do ta detyrojë ish-milanistin të marrë në janar një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Çtë bëjë? Ku të shkojë? Mister. Destinacionet e mundshme, për momentin mbeten tre: Milani, Interi e Çelsi.
Të gjithë pretendentët e mundshëm, duhet të nisin një tratativë që sigurisht nuk do të jetë e thjeshtë.
Ai, Riki, të paktën sipas fjalëve nuk duket i shqetësuar: Tani duhet të mendoj të shërohem për tu kthyer në fushë në dhjetor. Pikërisht në kohë, për të luajtur ndeshjet e fundit me një Real që nuk ka qenë asnjëherë i tij.