Kaka rikthehet te Milan
Milano, 15 janar - Ndeshja e fundit e Ricardo Kaka kundër Osasunas (0-0) ishte më e dobëta në karrierën e tij, por edhe më e vështira.
Braziliani që është aktivizuar shumë pak nga Jose Mourinho, kundër Osasunas u ndëshkua me dy kartona të verdhë duke përfunduar ndeshjen para kohe.
Sipas mediave spanjolle, braziliani nuk do të ketë një tjetër rast nga Mourinho, që e pranoi për herë të parë se braziliani mund të largohet kur të dojë dhe ku të dojë.
Real Madridi pagoi për ish "Topin e Artë" 65 milionë euro kur e transferoi nga Milan, i cili mund të kthehet në janar ose në verë në San Siro.
Kaka me Real Madrid ka luajtur vetëm 745 minuta.