Kaka rikthehet në Milan
Milano, 8 mars - Zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka hapur dyert për rikthimin e ish-superyllit të Rosonerëve, Ricardo Kaka.
Kaka u transferua në Madrid në verën e vitit 2009 por nuk ka arritur të tregojë formën e tij të vërtetë në Santiago Bernabeu dhe për këtë arsye mund të rikthehet te Milani, klub ky që Kaka ka kaluar vitet e arta të karierës së tij.
Më vjen keq për Kaka i cili nuk ka arritur të tregojë formën e tij te Reali. Natyrisht në fund të sezonit ai përsëri mund të rikthehet në San Siro por vetëm me një pagë më të ulët, tha Galliani.