Kaka: Raportet e mia me Murinjon janë profesionale
Madrid, 16 nëntor - Futbollisti i Real Madridit, Rikardo Leite Kaka ka thënë se i respekton të gjitha vendimet e trajnerit, Zhoze Murinjo, por ka shprehur dëshirën që edhe më tutje të jetë faktor i rëndësishëm në skuadrën madrilene.
“Kam kontratë me Realin edhe për dy vjet e gjysmë. Shpresoj të mbetem këtu deri atëherë dhe të kënaqem me futbollin tim”, ka thënë Kaka.
Sa i përket raporteve me Murinjon, braziliani është shprehur: “Unë i respektoj vendimet e tij. Ai gjithmonë më jep rastin për lojë. Sinqerisht kemi një raport tejet profesional”, ka shtuar Kaka.