Kaka nuk mendon të largohet nga Reali

Madrid, 30 shtator - Kaka nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi për t′u kthyer në Milan ose për të ndjekur Leonardon tek PSG.
Mesfushori brazilian insiston se dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu dhe të ndjekë rrugën e suksesit me Realin.
\"Kam një borxh ndaj Real Madridit. Do të ishte shumë lehtë të largohesha, por dua të mbetem dhe të fitoj në Madrid\", tha Kaka gjatë një prezantimi për FIFA 12.
28 vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë në ndeshjen e fituar kundër Ajaxit me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve të martën.
Ai është i lumtur për besimin nga presidenti Florentino Perez dhe trajneri Jose Mourinho.
Kaka iu bashkua Real Madridit nga Milan në verën e vitit 2009 për 68.5 milion euro.