22 Prill 2025

Kaka në Milan, për 30 milion euro

Milano, 16 korrik - Mesfushori brazilian, i cili dy vitet e kaluara i kaloi në Real Madrid, ka mundesi qe të kthehet në Milan. Edhe pse Jose Mourinho thotë se llogarit në të, në Itali flasin se procesi i kthimit të Kakas në Milan, vetëm sa ka filluar.

Të gjitha këto raportime, i konfirmoi njëri nga agjentët e njohur të futbollit në Itali, Marco Valentini i cili shprehet i bindur se gjatë muajit gusht, Kaka do të kthehet në Milan, aty ku luajti prej vitit 2003 deri në vitin 2009.

Sipas raportimeve, shuma që Milan është i gatshëm të paguajë për Kakan është 30 milionë euro. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim zyrtarë nga ana e drejtuesve të Milanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)