Kaka kushton 40 milionë euro
Madrid, 16 qershor - Real Madridi raportohet se e ka nxjerrë në shitje ish-lojtarin më të mirë në botë, Kaka, për një shumë prej 40 milionë euro.
Marca shkruan se Inter ka ofruar 30 milionë për brazilianin, por është informuar nga Reali se nuk do të lëvizë nga çmimi prej 40 milionë eurove.
Nëse do të duhet të humbasim para, atëherë do të mbajmë këtu, ka thënë një burim i brendshëm i Realit.
Kaka i ka kushtuar Realit 10 milionë euro në vit gjatë dy sezoneve sa ka qenë në klub, plus 67 milionë eurot që klubi spanjoll i pagoi Milanit për të transferuar lojtarin.
Chelsea dhe Manchester City raportohet se vazhdojnë ta monitorojnë situatën dhe kanë para për të mbuluar kërkesat e Realit. Një pengesë, veçanërisht për Chelsean, mund të jetë paga e Kakas pasi brazilian nuk pranon ulje të të ardhurave.