Kaka, gjithmonë e më pranë Paris Saint German
Paris, 18 maj - Kaka, blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e Realit të Madridit pas Ronaldos dhe Zidane, është nxjerrë në shitje nga ana e Jose Mourinhos.
I mbërritur në Santiago Bernabeu tre vjet më parë nga Milani për vlerën e 67 milionë eurove, Kaka nuk është ngritur kurrë në vlerën e pritshmërive.
Tashmë 30-vjeçar, Kaka përfiton nëntë milionë euro në sezon dhe vetëm paga e tij përbën një kosto të rëndësishme ekonomike për madrilenët.
Në këto kushte, Reali ka ndërmend të pranojë çdo ofertë të mundshme për brazilianin, në rangun e 25-30 milionë eurove dhe skuadra e vetme që duket se mund të përballojë për momention këtë shpenzim është Paris SG.
Drejtuesit e klubit francez, ku miku i Kakasë, Leonardo, është drejtori sportiv që drejton operacionet e merkatos, kanë zhvilluar tashmë disa bisedime dhe kalimi i futbollistit në Parc des Princees, duket gjithmonë e më i mundshëm.