Kaka do të qëndrojë te Reali
Madrid, 9 mars - Ylli i Real Madridit, Leite Kaka, nuk do të largohet nga Los Blancos për tu kthyer te Milani, pohon konsultuesi i transfereve për të dyja klubet, Ernesto Bronzetti.
Ky është konstatimi i super agjentit dhe njëkohësisht parashikuesit të transferimit të Kakas nga Milani te Reali, Ernesto Bronzetti.
Kaka do të qëndrojë te Real Madridi, ka thënë Bronzetti për Radio Mana Mana, i pyetur nëse braziliani do të kthehet te Rossonerët.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, së fundmi ka thënë se Kaka mund të kthehet në San Siro nëse pranon një pagë më të ulët.