Kaka do të largohet nga Reali
Madrid, 28 prill - Mesfushori ofensiv i Real Madridit, Ricardo Kaka, është i gatshëm të largohet nga Bernabeu, për tu bashkuar me ish-trajnerin e tij, tani te Chelsea, Carlo Ancelotti.
Tuttosport shkruan se braziliani, jo i përshtatur në lojën e Realit, është i gatshëm të largohet nga Los Blancos në çdo moment.
Kësaj i shtohet edhe kalimi i Jose Mourinhos në pankinën e Realit, me çrast Kaka nuk besohet se do të gjente vend në formacionin e portugezit.
Kaka do të dëshironte të ribashkohej me Ancelottin te Chelsea, ndërsa Blutë do ta mirëprisnin këtë lëvizje.