Kaka do të kalojë te Chelsea, jo te Interi

Madrid, 29 dhjetor - Superylli i Real Madridit, Kaka, verën e ardhshme do ti bashkëngjitet Chelseat, dhe jo Interit, ka thënë superagjenti Ernesto Bronzetti.
Është spekuluar se braziliani (i cili pritet të kthehet nga lëndimi pasi qëndroi jashtë fushe që nga muaji gusht) do ti bashkëngjitet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Bronzetti, i cili është i afërt me Realin, thotë se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Daily Mail, Bronzetti ka thënë se nëse 28-vjeçari largohet nga Los Blancos qershorin e ardhshëm, gjasat janë 90% që ai ti bashkëngjitet Chelseat.