02 Maj 2024

Kaka dhe Ibra nuk transferohen te Chelsea

Londër, 11 korrik - Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se ai do të dëshironte të transferonte mesfushorin brazilian, Kaka, por pranoi se nuk ka gjasa që Reali ta lejojë atë të largohet.

“Kaka do të luante mirë për mua sepse unë kam biseduar me të gjatë gjithë kohës. Por, fatkeqësisht ai nuk mund të vijë këtu, së pari Reali nuk dëshiron ta shesë atë, së dyti ne do të duhet të pajtoheshim me shumën e transferimit dhe së treti ky do të ishte operacion multi-milionësh. Asnjë prej këtyre kushteve nuk ekzistojnë këtu”.

“Ibra? Nëse keni një sulmues si Drogba që shënon 37 gola atëherë pse duhet të kërkoni një sulmues tjetër?”.

“Manchester City? Ata po shpenzojnë shumë dhe Roberto Mancini po e pajis skuadrën. Të presim dhe të shohim, ata gjithashtu do të transferojnë Aleksandar Kolarovin dhe Edin Dzekon”, u shpreh Ancelotti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)