Kaka dëshiron të qëndrojë në Evropë
Madrid, 30 nëntor - Babai dhe agjenti i Kaka ka hedhur poshtë raportet se ylli i Real Madridit mund të largohet nga Evropa në janar.
Braziliani vazhdon të jetë i padëshiruar në Santiago Bernabeu, dhe, gjatë javës së kaluar, Marca raportoi se Madridi dëshiron ta largojë atë me qëllim që të lehtësojë buxhetin dhe të krijojë fonde për rinovim me Cristiano Ronaldon.
Kaka është lidhur me një rikthim te Milani, por në listën e skuadrave të interesuara janë edhe ajo braziliane Corinthians si dhe ajo amerikane New York Red Bulls.
Nuk di për këtë interesim. Për momentin, siç qëndrojnë gjërat, ai dëshiron të qëndrojë në Evropë. Një ditë gjërat mund të ndryshojnë por sot, nuk e di. Corinthians është përmendur. Dhe Corinthians vetë kurrë nuk ka thënë asgjë, ka thënë Bosco Leite për Lancenet.