Kahn vë në dyshim vendimin e Van Gaal
Munich, 15 janar - Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, së fundmi ka zbuluar vendimin e tij për të zëvëndësuar portierin me përvojë Hans-Jorg Butt me talentin që premton shumë, Thomas Kraft, një vendim ky që ka hasur në kritikat e portierit legjendar të Bayernit, Oliver Kahn.
Është e pamundur të them për mua nëse vendimi për ta bërë Kraftin numrin një të Bayernit është i drejtë në këtë pikë. Ka mundësi që ai të paraqitet në mënyrë fantastike, por ai poashtu mund të dështojë.
Do të jetë vendimtare për të që ta menaxhojë presionin e të qenit startues. Ky është rreziku më i madh i kësaj situate. Ne të gjithë e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Butt dhe se si ai e menaxhon presionin. Ai ka shumë përvojë dhe di si tia dalë në situata të ndryshme, u shpreh Kahn për Bild.