23 Dhjetor 2024

Kahn: Penaltitë, më shumë se lotari

Johanesburg, 26 qershor - Portieri më i mirë gjerman i të gjitha kohërave, Oliver Kahn, ka deklaruar në një konferencë të organizuar nga Adidas në lidhje me penaltitë, se këto të fundit janë më shumë se lotari, duke thënë se përgatitja psikologjike e portierit është vendimtare.

Oliver Kahn ishte shpallur ‘zot i futbollit’ nga shtypi gjerman në vitin 2001, kur ua siguroi gjermanëve të Bayernit titullin e kampionit të Evropës në penalti.

“Që të jesh në gjendje të mbrosh një penalti, duhet të kesh pak fat, por edhe më shumë. Përgatitja është e rëndësishme. Duhet të jeni i familjarizuar me atë që do ta ekzekutojë penaltinë, çfarë preferenca ka ai lojtar? A është ai lojtar teknik? Apo është lojtar që do të bazohet në goditjen e fortë. Ju mund ta lexoni këtë nga gjuha e trupit të lojtarit dhe nga ku ai është duke goditur. Është një lojë psikologjike mes portierit dhe ekzekutuesit”.

“Ka të bëjë shume me kontaktin e syve dhe gjuhës së turpit. Ju mund ta shpërqendroni lojtarin me gjuhën tuaj trupore, ju e shihni kur një lojtar frikësohet dhe këtë mund ta shihni me anë të syve. Kjo psikologji mes portierit dhe lojtarit është shpesh e padukshme për spektatorët. Mendoj se është pyetje e përqendrimit absolut, më kujtohet si sot finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias në vitin 2001. Isha i informuar nga trajneri se kush do t’i godiste penaltitë, cilat anë janë më të preferuarat, cilat janë taktikat e tyre, por unë i harrova të gjitha”
.
“Hyra në një fazë absolute të përqendrimit dhe nuk e kisha vëmendjen te spektatorët përreth meje. Madje edhe pasi e mbrojta penaltinë vendimtare, nuk isha i sigurt nëse e kishim fituar titullin apo jo, është dashur ta shikoj ekipin dhe më pas e kuptova se ‘mirë, kjo ndoshta ishte penaltia e fundit’”, deklaroi Kahn në vazhdën e deklaratave intriguese për ndeshjen Angli-Gjermani, e që mendohet se mund të përfundojë pas penaltive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)