22 Prill 2025

Juventusi rrit ofertën për Alex

Torino, 10 gusht - Juventusi po planifikon që ta përmirësojë ofertën për mbrojtësin e Chelseat, Alex. Sipas tabloidit britanik, The Sun, gjiganti italian fillimisht kishte ofruar 10 milion euro për mbrojtësin brazilian.

Mirëpo, trajnerii i klubit londinez, Andre Villas-Boas, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Alex për më pak se 13-14 milion euro.

Prandaj, Zonja e Vjetër është duke e përgatitur ofertën e re, e cila do ta kënaqte udhëheqësinë e klubit londinez, për ta lëshuar mbrojtësin e fuqishëm, i cili pëlqehet nga trajneri i ri, Antonio Conte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)