Juventusi pranë zyrtarizimit të Bonuccit dhe Martinezit
Torino, 28 qershor - Në kohën kur epoka e Luigi Del Nerit po merr formë në Olimpico të Torinos, Juventusi është duke shikuar se si ti shtojë radhët e veta me dy përforcime të reja, me Leonardo Bonuccin e Barit dhe Jorge Martinezin e Catanias.
Sipas faqes zyrtare të klubit, dyshja do të jetë të hënën në Torino për tiu nënshtruar testit mjekësor me Bianconerët. Nëse testet kryhen me sukses, atëherë që të dy pritet që edhe zyrtarisht të nënshkruajnë për Juventusin.
Bonucci ka kaluar një sezon fantastik me Barin, ndërsa u kthye i zhgënjyer me kombëtaren italiane nga Afrika e Jugut. Mesfushori i Catanaias, Martinez, ka qenë i lënduar dhe nuk arriti të paraqitej në Botëror, që ka qenë një arsye më shumë për klubet e interesuara për të.