Juventusi pas Jefferson Farfan
Torino, 23 mars - Sulmuesi peruan Jefferson Farfan ka joshur interesimin e Juventusit pas paraqitjeve të mira me ekipin e Bundesligës, Schalke.
Zonja e Vjetër është e etur të forcojë sulmin gjatë verës dhe drejtori sportiv Giuseppe Marotta mendohet se e sheh 26-vjeçarin si një nënshkrim të përkryer, shkruan Tuttosport.
Farfan e filloi karrierën e tij me Alianza Lima dhe pastaj veshi fanellën e PSV Eindhoven para se ti bashkohet Schalke në verën e vitit 2008.
Edhe klubet si Valencia dhe Wolfburg po ashtu janë lidhur me një transferim të sulmuesit të zhdërvjellët. Vlera e tij thuhet të jetë afro 12 milionë euro.