Juventusi pas Aleksandar Kolarov
Torino, 5 qershor - Juventusi është duke kërkuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov.
Kolarov u shfrytëzua pjesërisht nga trajneri Roberto Mancini gjatë sezonit të kaluar, shpesh vetëm si zëvendësues i Gael Clichyt, dhe nuk e pati fshehur dëshirën për tu larguar.
Corriere dello Sport shkruan se trajneri i Juves, Antonio Conte, është një admirues i Kolarov, dhe mendon se ai mund ti përshtatet sistemit të tij të ri.