Juventusi ofron 20 milionë euro për Dzekon
Torino, 26 korrik - Juventus vazhdon të kërkojë një sulmues të një niveli të lartë. Drejtuesit e Zonjës së Vjetër po kërkojnë të formojnë një skuadër konkurruese për Ligën e Kampionëve, e sipas tyre boshnjaku, Edin Dzeko është shndërruar në pikë referuese.
Juventusi këmbëngulë në shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Dzeko, për të cilin i ka ofruar 20 milionë euro. La Stampa bën të ditur se Juve e ka shndërruar Dzekon në cakun kryesor të verës pasi është lodhur duke kërkuar sulmuesin e Arsenalit, Robin van Perse, dhe atë të Fiorentinës, Stevan Jovetic.
Megjithatë, drejtuesit e Juves janë të bindur se City ka ca hapësira për të manovruar duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve që ka dhe se disa duhet të largohen. City pagoi 35 milionë euro për Dzekon, por oferta e Juves është më e mira në adresë të klubit anglez për të shitur lojtarin.
Përmendet si opcion edhe mundësia e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por kjo ofertë as që është marrë në konsideratë nga kampionët e Anglisë.nëse dështon ky transfer,Zonja e vjetër, do të ndlaet tek Pazzini, i cili mund të arrijë në Torino falë një shkëmbimi kokë për kokë me Fabio Quagliarella.