14 Maj 2024

Juventusi nuk ka bërë ofertë për Fabianon

Torino, 21 janar - Agjenti i Luis Fabianos, Jose Fuentes ka zbuluar se Juventusi nuk ka bërë ndonjë ofertë për yllin e Sevillas.

Fabiano është lidhur me një transferim te Juventusi, por pavarësisht kësaj agjenti i tij thotë se Biankonerët ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë për sulmuesin.

“Juventusi nuk ka bërë ndonjë ofertë për Fabianon, dhe nuk e ka konfirmuar zyrtarisht interesimin për të”, tha Fuentes për Calciomercato.it

“Deri tani për sulmuesin ka bërë ofertë vetëm Corinthians. Ne jemi duke pritur dhe nuk kemi problem për këtë”.

“Nëse ndonjë interesim zyrtar do të vijë në drejtim të lojtarit atëherë ne do të shqyrtojmë mundësinë e largimit të tij”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)