Juventusi në krye të tabelës
Torino, 21 nëntor - Futbollistët e Juventusit ishin të pamëshirshëm kundër Palermos, duke fituar 3:0 dhe pas kësaj fitore ata dolën në krye të tabelës së Serie A, duke shfrytëzuar barazimet e Lazios dhe Milanit në ndeshjet e djeshme.
Më i miri në radhët e Juventusit ishte Andrea Pirlo, i cili nuk shënoi asnjë gol për torinezët, por diktoi tërë lojën e Juves. Në saje të lojës së mirë të tij, shënuan Simone Pepe, Alessandro Mattri dhe në fund Claudi Marchisio.
Befasi të xhiros së 11-të të Serie A paraqet fitorja e Cesenas së fundit, e cila si mysafire fitoi kundër Bolognas vendëse 1:0.
Bologna - Cesena 0:1
Juventus - Palermo 3:0
Catania - Chievo 1:2
Parma - Udinese 2:0
Sienna - Atalanta 2:2
Genoa - Novara 1:0
Inter - Cagliari 2:1
Fiorentina - Milan 0:0
Napoli - Lazio 0:0
Renditjes tabelare i prin Juventusi me 22 pika, që pasohet nga Lazio me 22, Milan me 21, Udinese 21, Palermo 16, Napoli, Chievo, Genoa e Parma me nga 15 pikë e kështu me radhë, derisa skuadra e Samir Ujkanit është e parafundit me 7 dhe Cesena e Bogdanit, megjithë fitoren e sotme, e fundit me 6 pikë.