Juventusi në kërkim të Robbenit
Torino, 20 maj - Juventusi duket të jetë në kërkim të superyllit të Bayern Munichut, Arjen Robben, pasi që është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.
Tuttosport shkruan se Luigi Del Neri dhe drejtori Giuseppe Marotta pritet që edhe zyrtarisht ti bashkohen Juves ditëve në vijim, me çrast Robben menjëherë ka hyrë në planet e Del Nerit, për formacionin e tij 4-4-2.
Megjithatë, është pak e mundshme që Robben të kalojë te Juventusi, për shkak të çmimit të tij prej 30 milionë eurosh, ndërsa Juve nuk paguan më shumë se 25 milionë.
Në radarin e Juventusit janë edhe Edin Dzeko, Sergio Aguero dhe Zlatan Ibrahimovic.