12 Janar 2025

Juventusi, në garë për Gomezin

Torino, 18 qershor - Fiorentina nuk është ekipi i vetëm italian i interesuar për Mario Gomezin.

Tabloidi gjerman Bild shkruan se edhe Juventusi ia ka mësyrë sulmuesit gjerman, i cili pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.

Mediat italiane shkruanin sot se klubi Viola i ka siguruar shërbimet e ish futbollistit të Stuttgartit për 18 milionë euro, por me futjen në ‘lojë’ të ‘Zonjës së Vjetër’, gjërat mund të ndryshojnë.

Për Gomezin, i cili sezonin e sapo përfunduar e kaloi më shumë në bankinë, pasi trajneri Jupp Heynckes e preferoi Mario Mandzukicin, interesim ka shprehur edhe Manchester City dhe Atletico Madridi, që e sheh si pasardhës ideal të Radamel Falcaos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)