Juventusi ndryshon planet për Dzekon
Torino, 6 dhjetor - Juventusi është i gatshëm që ti shkojë deri në fund çështjes së transferimit të sulmuesit të Wolfsburgut Edin Dzeko, për të cilin vazhdojnë të rrjedhin spekulime të ndryshme.
Bianconerët tashmë kanë ndryshuar strategjinë për transferimin e sulmuesit boshnjak, i cili kushton sipsa klubit të tij hiç më pak se 40 milionë euro.
Tuttosport shkruan se në ofertën e radhës që do ta bëjë Juventusi për sulmuesin e Ujqve gjerman, do të përfshihet edhe mesfushori Mohammed Sissoko, i cili nuk është më zgjedhja e parë pas transferimit të Alberto Aquilanit te Zonja e Vjetër.