Juventusi kërkon Gonzalo Higuain-in
Torino, 9 shkurt - Drejtuesit e Juventusit, janë duke përgatitur një ofertë për sulmuesin argjentinas të Realit të Madridit, Gonzalo Higuain shkruan Tuttosport.
Zonja e vjetër kërkon që të ripërtëri sulmin, ku me siguri këtë verë do të largohet francezi David Trezege.
Skuadra nga Torino në radhët e saj dëshiron Xhanpaolo Pacini nga Sampdoria dhe Edin Xhekon nga Volfsburgu, mirëpo nuk lë anësh edhe argjentinasin Higuain, e ardhmja e të cilit te Reali nuk është edhe e sigurt.
Higuain aktualisht vlerësohet në rreth 35 milion euro, ndërsa kontrata e tij me mbretërit i përfundon në vitin 2013. Megjithatë ky informacion (Tuttosport) bie ndesh me atë që shkruan Marca spanjolle.
Sipas Marca, Higuain është në rrugë të mirë të vazhdojë kontratën me skuadrën nga Santiago Bernabeu, ndërsa sipas kontratës së re ai do të merr një pagë të njëjtë me sulmuesin francez, Karim Benzema.