Juventusi fiton Superkupën e Italisë
Torino, 19 gusht - Lazio dhe Juventus edhe zyrtarisht hapën stinorin e ri në Itali, me përballjen e Superkupës së Italisë.
Fituesi i Kupës për edicionin e kaluar Lazio paska probleme të mëdha me fazën defanzive sepse një skuadër që pranon gola të tillë dhe atë plot tre për 5 minuta, diçka nuk është në rregull, por nga ana tjetër ishte një super Juventus që sivjet duket se do të jetë i frikshëm jo vetëm në Itali por edhe në Evropë.
Pjesa e parë ishte më e barabartë dhe shumë më interesante, me ritëm shumë të lartë, me raste dhe më një gol të shënuar.
Claudio Marchisio pasi pësoi lëndim dhe lëshoi fushën, zvendësuesi i tij Paul Pogba, shënoi golin e parë pas vetëm tre minutave sa qëndroi në lojë.
Ky gol i njërit prej mesfushorëve më presketiv në botë, i dha stimulim shtesë Juventusit për pjesën e dytë.
Girgio Chiellini, Stephan Lichtsteiner dhe Carlos Tevez me golin e tij të parë në futbollin Italian, i dhanë një grushtë të fortë Lazios, që duhet të punoj shumë më tepër në fazën defanzive, ose zyrtarët e klubit në krye me Lottiton dhe Tare, të transferojnë ndonjë mbrojtës gjatë këtij afati kalimtar veror, sepse kështu nuk bënë.
Superkupa e Italisë shkoi në Torino te kampioni aktual i Italisë Juventus për herë të dytë rresht, që barazohet me këtë trofe me Milanon që ka fituar poashtu 6 herë.