Juventusi dëbon Camoranesin
Torino, 30 prill - Agjenti i mesfushorit Mauro Camoranesi ka zbuluar se Juventusi më nuk do të llogaritë në shërbimet e klientit të tij.
Në takimin e mbrëmshëm në Torino, drejtuesit e Juventusit kanë porositur agjentin e tij të kërkojë një klub të ri për lojtarin e kombëtares italiane, pasi ata nuk dëshirojnë ta ketë atë në radhët e veta.
Mauro më nuk është pjesë e planeve të Juventusit. Kam marrë porosi nga drejtorët për të gjetur një ekip të ri për të, ka thënë agjenti.
Camoranesi, i cili ka edh enjë vit marrëveshje me Juven, tashmë një kohë të gjatë është cak i disa klubeve franceze, mes të cilave edhe Marseille që drejtohet nga ish-trajneri i Juventusit, Didier Deschamps.