Juventusi bllokon Isla-n, Inter kërkon Van Der Wiel
Torino, 12 korrik - Nuk arrihet akordi mes Juventus dhe Inter për Mauricio Isla, me Giuseppe Marottan që nuk heq dorë nga kërkesa e tij prej 7,5 milionë eurosh, ndërsa Branca arriti deri në 6 milionë.
Për këtë arsye zikaltrit i janë kthyer tani një tjetër piste: Gregory Van Der Wiel, hollandezi i Paris Saint Germain, i cili mund të largohet nga Ligue I pas mbërritjes në krye të stolit të Laurent Blanc.
Siç shkruan sot \"Corriere dello Sport\", ka patur një telefonatë mes Inter dhe PSG, ku zikaltrit kanë kërkuar huazimin e ish futbollistit të Ajax.