Juventusi, 120 milion në dispozicion gjatë afatit kalimtar veror
Torino, 13 maj - Bordi i gjigantit italian, Juventusit janë duke u përgatitur që ta rrisin shumën e parave të cilët Biankonerët do ti kenë në dispozicion për të transferuar lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar veror.
Corriere dello Sport tregon se Juventusi momentalisht ka në dispozicion 100 milion euro por klubi është duke u përgatitur që këtë shumë ta ngrisë në 120 milion euro.
Juventusi do të kërkoj shumë lojtarë gjatë këtij afati kalimtar veror ku më kryesor janë, Sergio Aguero, Karim Benzema, Neymar, Bastos dhe mesfushori i Portos Fernando.
Dje është raportuar se mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo ka arritur marrëveshje me Biankonerët.