08 Janar 2025

Juventus vazhdon kryesimin

Torino, 22 janar - Juventusi ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme si mysafir i Atalantas për të vazhduar kryesimin në Serie A dhe për të marrë titullin jozyrtar të ‘kampionit dimëror’.

Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Atleti Azzurri diItalia përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Zonjës së Vjetër, ndërsa ky ishte takimi i 19-të radhazi këtë edicion që Juve nuk ka pësuar humbje.

 Fraksioni i parë u mbyll pa gola, megjithatë Bianconerët është dashur të shënonin në disa raste.

Ata arritën që dhjetë minuta brenda pjesës së dytë ta zhbllokonin rezultatin. Një krosim i jashtëzakonshëm i Andrea Pirlos e gjeti Stephan Lichtsteinerin pranë portës, dhe mbrojtësi zviceran i kaloi në epërsi mysafirët.

 Pas golit të shënuar, lojtarët bardhezi ishin akoma më të rrezikshëm dhe krijuan edhe disa raste shënimi dhe pas disa tentativave erdhi edhe goli dytë.

Emanuele Giaccherini shënoi një gol fantastik (82’), pas një pasimi të bukur të të porsainkuadruarit në lojë, Luca Marrone.

Kjo fitore e forcon Juventusin në krye të tabelës, me katër pikë më shumë se Milani që takimin e kësaj jave e zhvillon të dielën si mysafir i Novaras. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)