Juventus transferon sulmuesin Patrick Schick

Torino, 22 qershor - Juventusi ka arritur marrëveshje me Sampdorian për transferimin e sulmuesit të ri, Patrick Schick.
Sulmuesi nga Republika e Çekisë ndodhet në Torino për testet mjekësore, derisa gjatë ditës pritet të prezantohet nga kampioni i Italisë
Sipas mediave italiane ky përforcim Juventusi i ka kushtuar 30 milionë euro, përcjell Express. Juventus ka fituar garën me Interin për transferimin e Schick.