Juventus tërhiqet nga gara për Van Persien
Torino, 17 maj - Juventusi është tërhequr nga gara për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie.
Kontrata e holandezit skadon në verën e vitit 2013, ndërsa klube, si Juventusi dhe Manchester City, kërkonin nënshkrimin e tij.
Megjithatë, Goal.com njofton se trajneri i Juves, Antonio Conte, preferon sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, pasi që mund të kushtojë më lirë.
Drejtues të Topçinjve janë në negociata me futbollistin e tyre për vazhdimin e kontratës, mirëpo nëse nuk arrijnë marrëveshje, destinacion i 28-vjeçarit pritet të jetë City, klub i cili mund të paguaj aq sa kërkon Arsenali.