Juventus, skuadra që shpenzoi më shumë në këtë merkato
Torino 1 shtator - Pas mbylljes së merkatos është koha edhe për mbylljen bilanceve. Shumë skuadra italiane kanë shpenzuar shumë para për blerjet e reja ndërsa disa të tjera janë treguar më të kursyera.
Në vendin e parë për shumën e parave të shpenzuara gjatë kësaj vere e zë skuadra e Juventusit e cila ka shpenzuar në këtë afat kalimtar plot 44 milion euro, duke investuar në sjelljen e lojtarëve si Giovinco, Isla, Bendtner e Asamoah.
Interi është skuadra e dytë me më shumë investime në Serie A. Interi ka shpenzuar 40 milion euro. Roma dhe Napoli janë në skuadrat 3 dhe 4 ndërsa Milani është i pesti me 18 milion euro shpenzime.