Juventus, Roma dhe Milan në garë për Caseres
Torino, 15 dhjetor - Juventus po studion strategjinë për të mbërritur te Martin Caseres. Njerëzit e merkatos te klubi bardhezi duan ta provojnë deri në fund, edhe sepse Fabio Paratici ka raporte të mira me homologun e tij te Sevilla Ramon Rodriguez Verdejo.
Siç raporton \"Tuttosport\", agjenti i futbollistit, Daniel Fonseca është dakord me kalimin e klientit të tij në Torino por vlerësimi që i bëjnë anduluzët është shumë i lartë, sidomos pas fitores së Uruguajit në Coppa America. PSG ofron 10 milion euro ndërsa Juventus e kërkon në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Por në lojë janë futur edhe dy italiane të tjera. Milan, pasi dëmtimit të Mario Yepes, kërkon një përforcim të sigurtë në mbrojtje. E njëjta gjë edhe për Romës që kërkon të mbulojë hapësirat që ka lënë dëmtimi i Nicolas Burdisso.
Juventus mbetet gjithmonë në Pole Position sepse Caseres ka mbajtur raporte të mira me ish-shokët e tij dhe e ka shprehur edhe më parë dëshirën e tij për tu rikthyer në Torino. Të presim e të shohim çfarë do ndodhë.