11 Janar 2025

Juventus pëson humbjen e dytë

Torino, 26 nëntor - Pas Interit, Juventus mundet sërish nga një skuadër nga milaneze. Është Milani i Alegrit ekipi i cili i ka shkaktuar humbjen e dytë sezonale Zonjës së Vjetër.

Rikthimi pas shumë kohësh i Berluskonit në stadium duket se i ka sjellë fat lojtarëve të Milanit që mundën 1-0 Juventusin që luajti shumë poshtë nivelit të saj.
  
Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 31 të pjesës së parë kur Rizzoli akordoi një 11-metërsh të dyshimtë në favor të Milanit. Një vendim shumë i kontestuar nga bardhezinjtë, por që i shërbeu kuqezinjve të marrin 3 pikë pas shndërrimit në gol nga Robinho.
 
Shpresat e juventinëve ishin dyshja Kualjarela-Vucinic, por në pjesën e parë të dy sulmuesit ishin të padukshëm, ndërkohë që në pjesën e dytë nuk arritën asnjëherë të krijonin raste të rrezikshme.

Këto tre pikë të rëndësishme vlejnë shumë për skuadrën e Alegrit e cila po ngjit shkallët në klasifikim. Milani hakmerret ndaj Juves dhe i bën një të mirë Interit që të hënën mund të rikthehet në vendin e dytë dhe të ngushtojë diferencën e pikëve me vendin e parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)