Juventus nuk heq dorë nga Llorente
Torino, 10 gusht - Sipas asaj që raporton në numrin e djeshëm gazeta torineze "TuttoSport", Juventus ka identifikuar Fernando Llorente si objektivin primar të kësaj merkatoje.
Pasi humbën garën me Manchester United për Robin Van Persie, kampionët në fuqi të Italisë i ka prezantuar klubit të Athletic Bilbao një ofertë prej 18 milionë eurosh.
Tratativa, siç deklaron edhe vetë Drejtori Sportiv i Juventus, Giuseppe Marotta është e vështirë, pasi klubi bask nuk ka ndërmend ta shesë benjaminin e saj para vitit 2013, kur edhe i skadon kontrata.